Protesta për rritjen e çmimit të patentave edhe në Elbasan, bojkot punës 33 autoshkolla
05/02/2024 12:13
33 autoshkolla të Elbasanit këtë të hënë kanë bojkotuar të gjitha shërbimet e tyre, në shenjë proteste për rritjen e tarifave të marrjes së lejes së drejtimit.
Sipas tyre, vendimi nuk është konsultuar me grupet e interesit. Edhe pse rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarin, të prekur janë edhe autoshkollat, të cilat përballen me tarifa më të mëdha.
Një tjetër vendim i cili prek autoshkollat dhe kundërshtohet prej tyre është kategorizimi si profesione të lira. Sipas drejtuesve të autoshkollave këto vendime po i çojnë drejt falimentimit.
Autoshkollat i kanë lënë 1 javë kohë ministrisë të reflektojë mbi vendimet e saj, ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.
Top Channel