Marrëveshja për emigrantët/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion, detyrimet e Italisë janë…

05/02/2024 11:07

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat, dhe se vendimi për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, është duke u punuar.

“Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hierarkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim“, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA