Gjenerali sfidon Zelenskyn: Luftë e ashpër për pushtet në Kiev

05/02/2024 11:32

Përplasja e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky me komandantin e Forcave të Armatosura, Valerij Zalushnij duket se ka mbërritur një nivel të ri, duke tërhequr në këtë pikë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Zelenksy i ka kërkuar dorëheqjen gjeneralit, vetëm për t`u përballur me refuzimin e tij. Ndërkohë nuk ka informacione dhe as një dekret zyrtar për arsyet e një dorëheqjeje. Shtypi ukrainas ishte bazuar në burime anonime në përcjelljen e këtij lajmi. Zyra e presidentit në një njoftim të fundit sqaron se Zalushnij nuk është liruar nga detyra. Në rrjetet sociale sakaq shpërtheu një valë solidariteti me gjeneralin e kthyer me sa duket, në një rival të kreut të shtetit.

Zalushnij konsiderohet gjenerali më i rëndësishëm i Ukrainës që lufton kundër invazionit rus prej gati dy vitesh tashmë. Sipas Reuters, megjithatë, Qeveria ukrainase e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë të premten se po planifikon ta shkarkojë komandantin kryesore të ushtrisë, i cili është udhëheqës i luftës kundër forcave pushtuese ruse. Gjenerali i hekurt, siç njihet ndryshe, ka pasur një sërë mosmarrëveshjesh me Zelenksyn. Spekulimet për përçarje në marrëdhënien e tyre u shfaqën që në 2022-shin, me në sfond sipas disa zërave, xhelozinë politike të presidentit apo rrethit të tij ndaj gjeneralit popullor.

Zelensky tentoi ti fashiste asokohe dyshimet duke publikuar foto të përbashkëta me Zalushnij. Por nëntorin e vitit 2023, dallimet në qëndrimet e tyre u bënë publike kur në një artikull për revistën Economist Zalushnij bëri të ditur kalimin në luftë llogoresh, jo ofensivë dhe pranoi se kundërofensiva e Ukrainës ndaj Rusisë nuk pati sukses.

Zelensky e kundërshtoi dhe tha se nuk ka situatë pati në front, çka bëri që konflikti mes tyre të shfaqej hapur. Sipas disa të dhënave, gjenerali ka ambicie të fshehta për postin e presidentit çka bën që Zelensky ta shohë si rival potencial politik, por publikisht Zalushnij nuk ka folur asnjëherë për një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA