Me vendime të Gjykatës Kushtetuese që në praktikë kanë mbetur të pazbatuara, si ai i mandatit të Olta Xhaçkës dhe i votave të diasporës, Hola Zaçaj i tregoi rrugën e vetme politikës, që është bindja ndaj këtyre verdikteve.
“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”, theksoi ajo.
Dhe për të mbetur tek politika zonja Zacaj përmendi gjyqësorizimin e saj përsa kohë çdo ligj atakohet në gjykatën kushtetuese gjë që sjell zhvendosje të debatit politik. Por kur kryetarja e gjykatës kushtetuese mendon se duhet kurajo për të dhënë vendime që nuk janë popullore, e pyetur për marrëveshjen Rama – Meloni, Zaçaj shpjegoi të drejtën ndërkombëtare
Gjykata Kushtetuese është e vetmja që nuk ka stok, sikurse janë prekur nga ky fenomen të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit. Për këtë gjë kushtetuesja foli në dhjetor duke lënë detyra për legjislatorin.
Por me 452 kërkesa të dorëzuara gjatë një viti dhe një kohëzgjatje afërisht tetë muaj, edhe kryetari i votuar i
“Në datën 28 shtator 2023 GJK ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare. S’ka ardhur në proces, është duke u përgatitur, janë duke u marrë materialet. Në momentin që një çështje bëhet gati dhe relatori është gati kërkon datën dhe vendoset. Nuk na rezulton të kemi kërkesë për përshpejtim nga palët e përfshira në proces”, tha ajo.
Top Channel