Digjitalizim i sistemit të Gjykatës Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zoçaj: S’ka stok të çështjeve të prapambetura

05/02/2024 11:01

Sistemi i ri i Gjykatës Kushtetuese t’i nënshtrohet një procesi të plotë digjitalizimi, sipas kryetares së kësaj gjykate, Holta Zaçajt.

“Në 2023, u kërkua ndihma e partnerëve ndërkombëtarë për krijimin e një sistemi të ri për ta sjellë gjykatën në epokën digjitale dhe që pritet të realizohet në 2024-2025”, tha ajo, duke shtuar se “trupa e re e përbërë nga anëtarë që vijnë nga fusha të ndryshme të së drejtës ka sjellë realizime të rëndësishme, duke u kthyer në një pikat më të forta institucionale”.

Sipas Zoçajt, nuk ka stok të çështjeve të prapambetuara në Gjykatën Kushtetuese.

“452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Edhe pse me buxhet te pamjaftueshëm, Gjykata mori disa nisma për disa drejtime”, shpjegoi ajo për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA