Foto ilustruese

Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë konfliktit për motive pronësie ka përplasur me makinë personin që po debatonte.

I dëmtuar ka mbetur 53-vjeçari me iniciale J. V., banues në Berat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA