Demokrati Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Demokratike është e bashkuar, ndërsa pas kaosit në parlament dhe protestës së opozitës jashtë Kuvendit, iu drejtua së bashku me mbështetësit e Berishës Rrugës së Salës, e konsideruar nga ta si “Rrugica e Shpresës”.

I shoqëruar nga Asllan Dogjani dhe turma e demokratëve, Bardhi ka mbërritur poshtë ballkonit të Berishës, ku në heshtje e ka ndjekur fjalimin e udhëheqësit të Rithemelimit.

I pyetur më pas nga mediet për aksionin e sotëm dhe domethënien e lëvizjes së tij, Bardhi është përgjigjur se PD-ja është e bashkuar njëlloj sikurse është grupi parlamentar.

“Grupi parlamentar i PD-së dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë: pas aksionit të nisur në Kuvend, të vijojmë edhe me aksionin jashtë parlamentit.

Sigurisht që ka akoma shumë punë për t’u forcuar Partia Demokratike, por një gjë është e sigurt, PD-ja është e bashkuar sikurse është grupi parlamentar”– tha Bardhi.

Insistimit të gazetares së Top Channel, Elda Menga, se nëse e pranon Sali Berishën si lider politik të këtij bashkimi, Bardhi ka hezituar të përgjigjet duke falenderuar medien disa herë për interesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA