Një 22-vjeçar është arrestuar, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugët e Tiranës.
Gjatë kontrollit të 22-vjeçarit R. M, banues në Arbanë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi.
Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel