Një 36-vjeçar Saimir Hasanaj i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa lejë, është arrestuar në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë hasanaj me 2 vjet e 8 burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në muajin gusht të vitit 2019, në Vlorë, gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e një konflikti me armë zjarri mes disa shtetasve, në lagjen “1 Maji”, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe 36-vjeçari, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur armë zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel