‘Ushtria’ e majmunëve pushton Tajlandën, qytetarët kyçin bizneset dhe mbyllen në shtëpi

03/02/2024 17:09

Mijëra majmunë të llojit ‘makak’ kanë “pushtuar” një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen.

Siç raporton gazeta The Sun, një ‘ushtri’ prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit të largoheshin, të mbyllnin dyqanet e tyre, duke larguar turistët.

Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga majmunët.

“Ne jetojmë në kafaz, majmunët janë jashtë,” i tha AFP banorja e Loppuri, Kuljira Taechawattanawanna.

Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët agresive larg duke i siguruar ushqim, por ky plan dështoi, duke i bërë makakët edhe më të dhunshëm.

Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të fillojë një program sterilizimi me shpresën se do të frenojë popullsinë e majmunëve të qytetit, e cila njeh vetëm rritje të shpejtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA