Thuajse 90% e prodhimit të mollës në Korçë ka mbetur e pashitur çka ka bërë që fermerët dhe grumbulluesit të protestojnë.

Teksa janë mbledhur përgjatë aksit Korçë -Pogradec ata thonë se shkak për këtë situatë është bërë konkurenca nga importi.

Molla e ardhur kryesisht nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia sipas tyre del në treg me çmim më të ulët për shkak të politikave mbështetëse që kanë vendet e rajonit për fermerët.

Ndryshe ndodh në vendin tonë ku fermerët prodhojnë me kosto të larta çka bën që çmimi i shitjes po ashtu të jetë më i lartë

Sipas të dhënave në qarkun e Korçës janë mbi 20 mijë ton mollë të mbetura stok në pikat e grumbullimit që rrezikojnë të kalben për shkak të mungesës së tregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA