Merr fund arratia e 24-vjeçarit në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

03/02/2024 10:15

Ka marrë fund arratia e një 24-vjeçari në Tirianë, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” u vu në pranga i riu me iniciale M. B.

Ai ishte ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Numrë në total i të arrestuarëve nga “Tempulli 2” ka shkuar në 74, përfshirë edhe 24-vjeçarin.

Më parë, gjatë këtij aksioni të uniformave blu u sekuestruan 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA