“Censusi s’është i besueshëm, të ribëhet!”/ Deputeti i PD-së: Historia e sulmit të hakerave iranianë te INSTAT mban erë…

03/02/2024 14:10

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një reagim pas sulmit kibernetik në Institutin Shqiptar të Statistikave, ka kërkuar ribërjen e censusit duke theksuar se ai nuk është më i besueshëm.

Sipas Sulës, INSTAT ka shkelur afatet e publikimit të rezultatit të Censusit dhe ndërsa të gjithë prisnin shifrat zyrtare për të parë se sa e zbrazur është Shqipëria, “hakerat iranianë” sulmojnë INSTAT.

Demokrati hedh hije dyshimi mbi lajmin e hakerimit të INSTAT, duke theksuar se kjo histori mban erë.

“Censusi nuk është më i besueshëm, të ribëhet!

INSTAT ka shkelur afatet e publikimit të rezultatit të Censusit. Ndërkohë tek sa të gjithë prisnim të shikonim se sa pak kemi mbetur në Shqipëri, tek sa të gjithë prisnim konfirmimin me shifra zyrtare se si është zbarazur Shqipëria, “Hackerat Iranianë” sulmojnë INSTAT dhe sipas asaj që ata thonë në kanalin e tyre në telegram, kanë aksesuar çdo të dhënë që ka INSTAT.

E para: pas kësaj, çdo rezultat që mund të dal më vonë nga INSTAT për censusin është i pabesueshëm. Ndaj procesi i mbledhjes së të dhënave duhet të përsëritet.

E dyta: Unë nuk jam specialist i teknologjisë, por nga veprimet duket sikur kjo historia e Hakerave Iranianë po mban erë. Si ka mundësi që sulmojnë hakerat në institucionet e caktuara kur janë në vështirësi apo pritet dicka e rëndësishme prej tyre. Mos janë të koordinuara këto sulmet për të zhdukur prova e fakte? Mos po përdoren “Hakerat Iranianë” për mburojë politike dhe juridike? E përsëris që nuk jam ekspert në këtë fushë, por ka vend për dyshime ndaj edhe SPAK duhet ta marrë seriozisht këtë.

Si ka mundësi kur shpenzohen miliona euro për sigurinë kibernetike, Shqipërisë nuk i ka mbetur institucion në këmbë pa u mposhtur nga “hakerat”?

Si ka mundësi që institucionet private kanë rezultuar më të përgatitura?

Kjo histori po mbanë erë korrupsioni!”- shkruan Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA