Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin Fier Shegan – Lushnje, teksa një furgon mallrash është përplasur me një fuoristradë tip BMW.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë fshatit Barbullinjë. Mjeti fuoristradë i ka prerë rrugën furgonit teksa po dilte nga një biznes në anë të rrugës. Drejtuesi është futur menjëherë në rrugë kryesore duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i BMW është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Lushnje për mjekim.
Ndërkohë, drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje për sqarimin e aksidentit.
“Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi L. Y., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin A. B. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“- thuhet në njoftim.
Top Channel