Vrasja e ushtarëve amerikanë në sulmin me dron në Jordani, Rama telegram ngushëllimi Presidentit Biden: Tri shpirtra guximtarë që bënë sakrificën e fundit për liri

01/02/2024 13:51

Kryeministri Edi Rama i ka nisur një telegram ngushëllimi Presidentit amerikan Joe Biden, për vrasjen e tre anëtarëve të shërbimit amerikan dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve gjatë një sulmi me dron në Jordani.

Në telegram, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se reshteri William Rivers, specialisti Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, ishin tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

“Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”- përmbyll mesazhin e tij Rama.

Telegrami i plotë:

I nderuari President Biden,

I dashur Joe

Tiranë, më 01 shkurt 2024

Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për reshterin William Rivers, specialistin Kennedy Sanders dhe specialisten Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri.

Shkëlqesia e tij Joseph R. Biden Jr.

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtëpia e Bardhë

Washington DC.

Sinqerisht

Edi Rama

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA