Theu masën e arrestit në shtëpi dhe vodhi një celular, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan
01/02/2024 12:16
Një 17-vjeçar ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur një celular në Elbasan.
Masa e arrestit në shtëpi i është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Ai u arrestua, pasi dyshohet se më 29 janar ka dalë nga shtëpia dhe ka vjedhur celularin e një qytetari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel