Qindra studente grekë kanë protestuar paraditen e enjtes kundër një vendimi të qeverisë greke për hapjen e universiteteve private në vend.
Protestuesit kërkuan që sistemi universitar dhe ai pasuniversitar të mbeten shtetërore, pasi sipas tyre hapja e degëve të universiteteve private do të krijojë një sistem arsimor me kohë të ndryshme dhe jo unik, ku sipas tyre të pasurit do të kenë mundësi të paguajnë dhe të diplomohen më lehtë por më keq se në universitetet shtetërore.
Për kundër kësaj nisme të qeverisë Mitsotakis, studentët kërkuan shtim të fondeve për arsimin dhe hapjen e programeve arsimore shtesë në sistemin shtetëror.
Qeveria ka deklaruar se ligji do të votohet gjatë ditëve në vazhdim. Ajo ftoi studentët në dialog dhe të kthehen në auditore,pasi rrezikojnë të humbin sezonin e provimeve.
Greqia është i vetmi vend në BE që deri tani nuk lejon studimet universitare në privat dhe nuk njeh diplomat e këtyre universiteteve për studentët që kanë studiuar jashtë shtetit, nëse më parë nuk i nënshtrohen proçedurës së njohjes së diplomës duke dhënë provime shtesë në organizmin shtetëror të njohjes së diplomave dhe titujve universitarë të marra jashtë vendit.
Top Channel