Partizani zyrtarizon firmën me ish-mbrojtësin e Hajdukut të Splitit
01/02/2024 16:09
Partizani ka zyrtarizuar këtë të enjte marrëveshjen me një mbrojtës kroat, që mendohet se do të kompletojë repartin e pasmë të skuadrës së kuqe.
Bëhet fjalë për 27-vjeççrin Božo Mikulić, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me RNK Split, Hajdukun e Splitit dhe Slaven Belupon në Kroaci.
Njoftimi i Partizanit:
“Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikulić përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Splitit, Slaven Belupos dhe Messinës në Itali.”/ SuperSport
Top Channel