Mbështetësit e Fredi Belerit protestë para Gjykatës Kushtetuese: Respektoni vullnetin e popullit

01/02/2024 12:03

Disa qytetarë, mbështetës të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, protestuan këtë të enjte para Gjykatës Kushtetuese.

Ata kërkuan që Gjykata të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe Beleri të betohet si kryetar bashkie.

Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, ishin disa nga pankartat e tyre.

Tri ditë ma parë, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Belerit, duke mos i dhënë leje për t’u betuar.

Vetë Beleri e konsideroi vendimin një sulm antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.

“Gjykata e porositur prej pushtetit politik , goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin.

Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur në Himarë nuk janë bërë zgjedhje. Me force pushteti, në kundërshtim me Kushtetutën, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të lëshuar Bashkinë e Himarës”.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA