Kujdes, mund të jetë e rrezikshme! Mos i lani kurrë rrobat në 30-40 gradë sepse…

01/02/2024 14:53

Nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta se 60 gradë Celsius, do të mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj.

Bakteret e rrezikshme si Escherichia coli lehtë barten nëpërmjet rrobave, nëse i lajmë në temperatura më të ulëta. Ka mundësi që bakteret të qëndrojnë në rroba edhe pas larjes në temperatura nga 60 apo 90 gradë.

Edhe pse bakteri është banues normal në zorrët e njeriut dhe të kafshëve të shumta, llojet e caktuara mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe infeksione të zorrëve dhe mund të çojnë deri në forma të rënda të sëmundjeve me rezultat të mundshëm vdekjeprurës.

Bakteret në organizmin e njeriut jetojnë në temperaturë të trupit prej 37 gradësh, që do të thotë që do t’i vrasë vetëm temperatura më e lartë se kjo. Shumica besojnë që çarçafët mjafton të lahen një herë në muaj, edhe pse këshillohet që këllëfi i jastëkut të lahet çdo të pestën ditë, ndërkaq çarçafi pas dhjetë ditësh në temperatura më të larta se 60 gradësh.

Ndërkaq, ka disa mënyra efikase se si mund të lahen vetë rrobat e trasha në shtëpi pa qenë nevoja për t’i dërguar në lavanderi. Rregulli i artë është që të shikoni gjithnjë etiketat për të mbajtur sa më në formë rrobat tuaja. Materialet delikate zakonisht kërkojnë larje të specializuar ndaj ky proces mund të bëhet i vështirë dhe bezdisshëm për këdo. Të lash me dorë është një ndër zgjidhjet më të sigurta dhe të mira për rrobat. Gjëja më e rëndësishme për këtë metodë është të mbani gjithnjë temperaturën e ujit konstante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA