“Kemi nevojë për dialog politik përpara zgjedhjeve të 2025”, ambasadori i BE-së në Shqipëri takim me Celibashin

01/02/2024 17:53

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Sipas Gonzatos duhet një dialog politik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, për të siguruar marrëveshje rreth reformës zgjedhore.

“Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ne kemi nevojë për dialog politik gjithëpërfshirës për të siguruar një marrëveshje të gjerë rreth # Reformës Zgjedhore . Këtë e theksova në takimin tim të djeshëm me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke ndarë pikëpamjen e ODIHR-it se… ½”, shkruan ai. Në “X”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA