Një 30-vjeçar u arrestua në kryeqytet, pasi u kap duket shitur ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta, që dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Xhuliano Lyto u ndalua në rrugën “Reshit Çollaku”, ku tregtonte produktet me çmime fiktive dhe pa fatura.

Policia sekuestroi 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave luksoze.

Për 30-vjeçarin pritet të nisin hetimet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA