Dyshime për dëshminë e penalitetit të Belerit/ Dëshmon specialistja në Drejtorinë e Burgjeve: Në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton…

01/02/2024 13:42

Specialistja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paci, dëshmoi sot në gjyqin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, lidhur me dëshminë e penalitetit të tij.

Në dëshminë e saj, Paci hodhi poshtë pretendimin e Belerit se është falsifikuar dëshmia e penalitetit. Sipas saj, “kur vijnë kërkesa individuale  dhe personi e bën kërkesën vetë, për shkak të rehabilitimit e japim: i padënuar. Kur e kërkojnë institucionet edhe pse kanë akses, ne u japim të gjitha të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, pra që është i dënuar”.

“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i ‘Rehabilituar’. Unë si specialiste, për kërkesat individuale nga E Albania’ e çaktivizoj sistemin kur rezulton ‘I dënuar’ dhe ia jap ‘I padënuar’.

Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këtë rast, KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat qe është i dënuar.

Avokatët bënë kundërshtim të dëshmisë, por prokurorja Dorina Bejko tha se nuk mund të ketë kundërshtim “sa kohë dëshmia e Pecit është marrë në kuadër të një kallëzimi që ka bërë vetë Beleri për falsifikim dokumentesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA