Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, që kërkon të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, po mbahet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në seancë marrin pjesë dy avokatët mbrojtës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi, por jo Berisha,
Ish-kryeministri kundërshton vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, që në 19 janar rrëzoi kërkesën e tij për të qenë i pranishëm në Kuvend.
Berisha është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023. Ai tentoi të fitonte lirinë, duke kërkuar zbutje të masës nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Por, kjo e fundit, në seancën e zhvilluar javën e kaluar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ndërkohë, në 23 janar, Berisha doli për herë të parë përballë prokurorëve antikorrupsion, të cilët e pyetën për dosjen “Partizani”.
Ish-kryeministri është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani.
Top Channel