Në një kohë që reforma zgjedhore është peng i sherrit teë demokratëve për postin e bashkëkryetarit, një pengesë akoma më e madhe duket se po shfaqet ne horizont.

Ajo është koha. Por, zgjedhjet do të bëhen edhe me kodin aktual nësë palet nuk gjejnë gjuhën e përbashket për të ndryshuar rregullat e lojës.

“Zgjedhjet do bëhen dhe me kodin aktual. 1 vit koha maksimale, 6 muaj ekstremi. Situata nuk është shumë inkruajuese. Nuk di të them impaktin që do ketë nëse nuk ndryshon kodi, por besim i palëve cënohet”. 

Komisioneri iu bashkua thirrje në kor për ndryshinin e kodit elektoral. Këë kërkesë Ilirjan Celibashi e bëri duke evidentuar si shqetësim kryesor depolizitimin e administratës zgjedhore.

Vota e emigranteve ka rrezik të dështojë në rast se politila nuk zbaton vendimin e Kushtetueses. Por fjalët e gjakatës duket se kanë rënë në vesh të shurdhët ndaj për këtë Ilirjan Celibashi e pasoi topin e fajit tek lignvënësi.

“Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas urdhrit të Kushtetueses, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator kushtetues dhe ligjor për të nxjerrë akte nënligjore që do të mundësojnë votimin nga jashtë. GJK ka thënë që mungon ligji për të zhvilluar votimin nga jashtë, ty të mungon ligji, nuk mund të nxjerrësh akt nënligjor të një ligji që nuk ekziston”.

Një tjetër vendimin i Kushtetueses që duhet adresuar është herësi, pasi në të kundërt në vlerësimin e KQZ do të prodhojë pasiguri në administrimin e procesit zgjedhor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA