VIDEOLAJM/ Hapën qepenën dhe thyen xhamin e vitrinës për t’u futur brenda! Zbardhen pamjet nga grabitja e argjendarisë në Korçë

31/01/2024 10:23

Të tjera detaje nga argjendaria, e cila u grabit gjatë natës në pedonalen e qytetit të Korçës.

Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet nga vendngjarja, ku shihet qartësisht se autori/autorët kanë hapur qepenën, dhe kanë thyer xhamin e vitrinës duke u futur brenda.

Aty kanë marrë unaza e varëse me vlerë. Autoritetet po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA