U rrëzua nga shtylla gjatë punës, ndërron jetë në spital elektricisti në Bulqizë
31/01/2024 14:17
Elektricisti që u rrëzua nga shtylla gjatë punës në fshatin Kovashicë ka ndërruar jetë në spital.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Fillimisht u raportua se ishte thjesh ti plagosur, por më pas polica njoftoi vdekjen.
Elektriçisti po punonte tek kabina për riparimin e linjës ku më pas ka rënë në kontak me rrymën elektrike u rrëzuar nga shkallët primitive të lidhura me litar.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel