Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Oepracionales, Oltion Bistrit.
Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion Euro.
Në këto kushte nga Prokuroria e Posaçme është vendosur sekuestrimi për pasuritë e mëposhtme:
Vlen të theksohet se, Oltion Bistri është arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe aktualisht po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”. Ai mbante detyrën e shefit të operacionales dhe mbasi u delegua specialist i hetimit të krimeve në volum dha dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Ai dyshohet për nxjerrje sekreti dhe shpërdorim detyre. Ngjarja për të cilën u dha informacion në kohë rekord lidhen me qytetin e Shkodrës dhe me grupet kriminale në veri të vendit, si dhe me vrasje.
Ndaj Bitrit është regjistruar një procedim penal për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Top Channel