“Shqiptari s’ndryshon kudo që të shkojë”, fqinjët flasin plot dhimbje për 32-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, shkoi në SHBA me lotarinë amerikane

31/01/2024 10:40

Në fshatin e lindjes së Suela Saliaj  po e përjetojnë me dhimbje lajmin se e reja ka humbur jetën e vrarë nga ish bashkëshorti Renato Muhaj.

Në Graçan të Mallakastrës të afërm dhe banorë flasin për ngjarjen që ka ndodhur në Florida.

“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.

“Unë mendoj që shqiptari nuk ndryshon, kudo ku të vejë të njëjtën gjë bën, ajo është vajzë shumë e mirë se vajza e saj kur ishte e vogël luanin bashkë me vajzat e mia”, tha fqinja.

“I ati i çupës ka qenë infermier ata ikën dhe rrinin në Fier”, tha një fqinje.

“”I ati ka qenë infermier, ka punuar dy tre vjet në fshatin tonë, pas kësaj ka ikur në Fier ka punuar në Fier, pasi punoi atje i doli llotaria në Amerikë, kanë gati 20 vite 15-20 këtu vërtitet”, tha një tjetër.

Në fshat shtëpia e familjes Saliaj është e rrënuar. Pas transferimit në Fier, prej gati 20 vjetësh ata jetonin në Shtetet e Bashkuara ku kishte shkuar me llotari amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA