“Prindërit e autorit shkuan tek familja e Suelës”, familjari: Ata erdhën me plagë në fytyrë, i kishte dhunuar Renato

31/01/2024 15:50

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në zonën e Clearwater, Florida të Amerikës ditën e hënë.

. Ngjarja u bë publike gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, ku 34-vjeçari Renato Muhaj ka vrarë me armë të ftohta ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre të mitur, vetëm 8 vjeçe. Mediat amerikane raportojnë se 34-vjeçari e vrau gruan brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestua pak orë më vonë. Para së të kryente krimin makabër, Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Në një lidhje në Skype me emisionin “Shqipëria Live”, ka qenë i ftuar një i afërm i Suela Saliaj, Tasim Ruko, ku ka treguar se si është gjëndja e familjarëve të saj. Sipas tij vajza tashmë është pranë familjarëve dhe në gjendje më të mirë. Ndërsa tregon se prindërit e Renatos kishin shkuar tek shtëpia e prindërve të Suelës dhe sipas tij është një gjest mjaft fisnik, ku dy familjet janë pajtuar dhe nuk kanë inate, në një ngjarje kaq të rëndë.

Tasim Ruko: Familja Saliaj bëri një gjest shumë fisnik, pritën prindërit e Renatos. Erdhën dhe ishte një gjest fisnik që e përkrahëm të gjithë dhe na u bë shumë qejfi.

I pyetur se si janë prindërit e Renatos, Ruko shprehet: Prindërit ishin me plagë në fytyrë, kishin qenë në spital. Ai i kishte goditur prindërit e tij në orën 2:30 të mëngjesit, babait  i kishte thyer dhëmbët, nënën e kishte shkelmuar. Babai kishte shkuar në spital, unë nuk isha aty se isha duke marrë me punët e funeralit, por më thënë që i kishin pranuar dhe shumë mirë që i kishin pranuar. Na u bë shumë qejfi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA