“Ministri me 1.7 mln lekë rrogë ka djalin që lëviz me makinë 150 mijë euro”, eksperti Soko: Si dreqin jetojnë në luks me këto të ardhura?

31/01/2024 09:45

I ftuar në studion e “Breaking” në Top News, Pano Soko Ekspert ekonomie ka folur për indeksin e Korrupsionit, Shqipëria në vendin e 98-të me përmirësim të lehtë. Ai tha se korrupsioni duhet të luftohet nga lart poshtë.

Ai tha se qytetarët shohin zyrtarët e lartë që bëjnë korrupsion dhe më pas edhe ata vetë orientohen drejt korrupsionit.

Pano Soko: Modeli vjen nga lartë poshtë. Zyrtarët e niveleve më poshtë shikojnë një ministër apo zyrtarë të lartë që bëjnë korrupsion dhe fitojnë para. Shikojnë djalin e një ministri që lëviz me një makinë 150 mijë euro. Po ku dreqin i gjete 150 mijë euro. Një ministër deri dje merrte 1.7 milionë lekë rrogë, sot merr 3 milionë. Si mund të blesh një makinë 150 mijë euro me 1.7 milionë lekë rrogë? Si mund të jetosh në luks me 1.7 milionë lekë? Si mund të blesh miliona dollarë biznese me 1.7 milionë lekë? Qytetari i thjeshtë thotë: përderisa bën korrupsion ai, pse të mos bëj dhe unë. Fillon korruptohet mjeku, polici, ai te dera dhe pastaj korruptohemi të gjithë. Nëse do të duhet ta luftojmë, duhet ta luftojmë nga koka, te kryeministri, ministri, deputeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA