Megaoperacioni “Tempulli”, shkon në 25 numri i të arrestuarve! I riu i shpallur në kërkim tentoi të largohej, vihet në pranga
31/01/2024 10:58
Një i ri është vënë në pranga teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare Muriqan, megjithëse ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të megaoperacionit policor i koduar “Tempulli 2” u vu në pranga 27-vjeçari E. T., banues në Gramsh.
Me arrestimin më të fundit, numri i personave të vënë në pranga për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve shkon në 25.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel