Mazhoranca mbledh sërish fizikisht Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Mbledhja e radhës e Komisionit do të mbahet në 6 shkurt, në orën 12:30. Në njoftimin e shpërndarë nga Sekretaria, kërkohet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes nga anëtarët e këtij Komisioni.
“Më lejoni t’ju njoftoj se ditën e martë, datë 06 shkurt 2024, ora 12:30, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje me rend dite si më poshtë:
Seancë dëgjimore me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.
*Mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt. Lutem konfirmimin Tuaj!”
Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.
Në 26 janar, demokratët bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja. Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe iu drejtuan me tone të larta deputetëve të grupit parlamentar të PS-së. Për pasojë, punimet e Komisionit u anuluan.
Top Channel