Matja e audiencës televizive/ Themelohet Komiteti i Përbashkët, monitorimi nga një kompani ndërkombëtare

31/01/2024 16:58

Matja e saktë dhe e besueshme e  shikueshmërisë në tregun audioviziv po bëhet realitet në Shqipëri.

Dy javë pas dakordësisë për nevojën e këtij procesi në takimin e parë me përfaqësues të mediave por edhe të agjencive të reklamave, ata u mblodhën sërish këtë të mërkurë; ku me vullnetin e shumicës u votua themelimi i Komitetit të Përbashkët të Industrisë me 9 anëtarë, strukturë e cila do të shërbejë për zgjedhjen e kompanisë ndërkombëtare që do të kryejë monitorimin e audiencës.

3 anëtarë janë nga televizionet kombëtare, 1 anëtar nga RTSH, 2 nga shoqata e marketingut dhe 3 nga televizionet rajonale.

Sjellja në tavolinë e përvojave të huaja të matjes së audiencës nga vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit rezultoi e frytshme për diskutimin e sotëm, ku u miratua edhe bordi i ri I nevojshëm për të çuar përpara këtë detyrim për Shqipërinë.

Përzgjedhja e 3 televizioneve kombëtare mes tyre dhe Top Channel, ishte automatike, për shkak të peshës më të madhe që zënë në tregun televiziv. Në takimin e radhës priten të caktohen emrat e 3 televizioneve lokalë që do jenë pjesë e Komitetit si dhe të gjenden mundësitë e financimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA