Në rastin e shtetasit Përparim Kurti, rezulton se Spitali Amerikan ka shkelur rregulloren e miratuar në datë 30.05.2005 “Për Organizimin, të Drejtat, Detyrat dhe Funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve”.
Spitali privat, është institucioni që kuroi të aksidentuarin dhe sipas rregullores, kishte detyrimin për pajisjen me “Flete-drejtimi për në KMCAP” për pacientin. Këtu, lindin dyshimet se ky dokument, mund të jetë shmangur për mbulimin e ngjarjes.
Pajisja ose jo me këtë dokument vendoset në vizitën e përgjithshme ose në konferencën klinike të drejtuar nga shefi i klinikës ose shefi i shërbimit. Vendimi i marrë duhet të pasqyrohet edhe në kartelën klinike e të firmoset nga stafi, mjeku kurues, shefi i pavionit apo shefi i klinikës dhe në mungesë të tij shefi i shërbimit.
“Operacionin dhe 5 ditë në spital i ka paguar firma dhe më pas u zhduk, 7 ditët e tjera i ka paguar vëllai. I thashë doktorit çfarë mund të bëhet për një raport në kemp, me tha fillimisht raport e më pas kemp se ti nuk je për punë më në këtë jetë. Kam të dëmtuar legenin dhe shtyllën kurrizore, janë me pllakë hekuri. Firma asnjë gjë më pas, as raport as me pyet a qe njeri a qe letër. Kur kam dalë nga spitali nuk lëvizja as këmbë as dorë se ata më dërguan te privati, nuk e përballoja dot më, por ato donin të fshihnin gjërat e veta“, u shpreh i aksidentuari në punë, Përparim Kurti.
Top Channel