I mori para dy personave nga Mati dhe i premtoi punë në Gjermani, nën hetim një 29-vjeçare në Durrës

31/01/2024 10:37

Një 29-vjeçare nga Durrësi është vënë nën hetim për mashtrim.

29-vjeçarha R.L e cila është administratore e një zyre ndërmjetësimi në Durrës, dyshohet se kundrejt marrjes të një shume parash, ka mashtruar dy persona nga Mati me premtimin se do t’ju siguronte kontrata pune në shtetin gjerman.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA