Gjykata e Athinës vendosi ta lërë me masën detyrim paraqitje dhe mos dalje nga vendi si dhe garanci pasurore prej 10.000 eurosh,48 vjecarin Ralf Faruku.

Sipas vendimit të gjykatës, ndaj 48-vjeçarit mbeten akuzat për vrasje dhe plagosje me rrethana cilësuese. Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjet dhe deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë.

Për momentin ndodhet ende në gjykatë pasi pritet vendimi nëse do të ketë penalitete për veprën penale të hyrjes së jashtëligjshme në vend, apo jo.

Sipas mbrojtjes kjo akuzë është formale ,pasi Faruku u kthye në Greqi me marrëveshje me organet e rendit dhe ishte pjesë e hetimeve që organet greke po kryejnë për veprat penale që po hetohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA