Ralf Faruku, shqiptari që ishte shpallur në kërkim, u arrestua në aeroportin e Athinës, ditën e djeshme për vrasjen Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.
Ngjarja ndodhi në kilometrin e 50 të aksit që lidh aerodromin me qendrën e Athinës.
Viktimat ndodheshin në automjetin e markës Smart me targë IMT 2460 në kohën që një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë të vdekur në vend Rapon dhe plagosi rëndë Maria Lamjan.
Ai u arrestua nga policia ne 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017. Pas arrestimit, Feruku u mbajt ne burg deri në 12 prill 2021, kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.
Feruku për herë të parë ka rënë në pranga në vitin 1997 për vrasjen e një greku në Pire, por u dënua vetëm 5 vjet burg pasi vrasja u cilësua ne kushtet e vetëmbrojtjes. Gjatë qëndrimit në burgun e Kretes, në 1999 u dyshua bashkë me disa bashkëvuajtës të tjerë për vrasjen e një të burgosuri tjetër, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dyshohet se në 2019 ka marrë pjesë në një shkëmbim zjarri jashtë një mini kazinoje në zonën e Patisias. Për këtë ngjarje akuzohen edhe disa policë, të cilët u përplasën me armë me civilë për çështje të paligjshme. Mësohet se ai ka mohuar vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj duke u shprehur se ishte mik i Rolandit dhe klient i lokalit “Joy Bar”. Ai u shpreh se vrasjen e kanë kryer të tjerë persona që nuk ishin të maskuar dhe se mes tyre dhe viktimës kishte një zënkë para vrasjes.
Ralf Feruku dyshohet të jetë një ndër organizatorët e një grabitjeje me vlerë 600 mijë euro në vitin 2015.
Konkretisht në 22 tetor 2015, pronari 43-vjeçar i një argjendarie ngriti një kurth në bashkëpunim me një 29-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte një grup kriminal bashkë me “Taqin”. Pronari la në dyqan si shitës, një punonjësen e tij dhe një shqiptar 30-vjeç.
Dy austriakë, një bullgar dhe një italian, duke punuar për një kompani zviceriane, kishin lënë takim në këtë argjendari për të blerë 19 kg flori për 600 mijë euro. Pronari 43-vjeçar, duke përdorur një shqiptar që dinte gjuhen shqipe, komunikonte në Viber me 30-vjeçarin shqiptar që të vononte blerësit dhe të ndihmonte grabitësit.
Dy austriaket u përballën me dy grabitës të armatosur që u morën valixhen e zeze me 600 mijë euro. Ata ikën pa marrë gjë tjetër dhe ulën grilat e argjendarisë duke mbyllur brenda viktimat si dhe shqiptarin 30-vjeçar.
Policia u njoftua nga Austria për grabitjen, pasi viktimat kishin komunikuar me familjarët. Policia zbuloi ngjarjen duke e zbardhur dhe rolin e “Taqit” në të.
Top Channel