Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se për çështjen e dinarit do të vendoset këto ditë.
Osmani thekson se me ndalimin e qarkullimit të dinarit respektohet Kushtetuta por duhet të gjendet një zgjidhje edhe për tu dhënë kohë të akomodohen.
“Nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë… për dinarin. Është për keqardhje që nuk është zbatuar deri më tani. BQK ka kryer punën e vet.
Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do të respektojnë Kushtetutën dhe do të jepnin afat për informim…
Një shembull i tillë është çështja e targave.. aleatët kanë kërkuar shtyrjen e tyre… ky është një problem i ngjashëm.
Këto çështje besoj se si do të realizohen në praktikë do të kete një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike. Unë jam që zbatimi të jetë i plotë e jo vetëm në letër e të gjithë e dijnë që të ketë zbatim të plotë duhet përkrahja e aleatëve. Diskutimi ende është duke vazhduar dhe jam e bindur qe do të gjejë një zgjidhje e që do të mundësoj që Kushtetuta jonë të zbatohet. Aleatët nuk janë kundër kushtetutës sonë”, ka thënë Osmani.
Top Channel