Fier/ Vihen në pranga dhjetëra drejtues mjetesh, mbizotëron shkelja e përdorimit të alkoolit
31/01/2024 11:16
Gjatë muajit janar në FIer janë vënë në pranga 29 drejtues mjetesh, 21 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa patentë.
Policia Rrugore për shkelje të ndryshme ka pezulluar 61 leje drejtimi. Në total vetëm gjatë këtij muaji janë ndëshkuar në total 8243 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
-5334 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-512 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
– 796 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-114 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-70 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësi të këmbësorëve;
-294 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Top Channel