Kohë me vranësira të dendura dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të martë Dy persona janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania, pasi ishin shpallur në kërkim për falsim të dokumenteve dhe për përvetësim të sendeve të vjedhura.
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shqiptari Paulin Simoni, 39 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, është ekstraduar drejt Gjermanisë, 50-vjeçari serb Ivica Boskovic.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Top Channel