Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.
E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.
Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.
“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel