Dhunë në familje/ Xhaxhai rreh nipin, djali dhunon nënën në Korçë! Një i arrestuar, një tjetër nën hetim

31/01/2024 13:45
Foto ilustruese

Një 49-vjeçar është vënë në pranga për dhunë ndaj nipit të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin L.Ç nga Korça i cili ka dhunuar djalin e të vëllait 23 vjeç, i cili u pajis me urdhër mbrojtje.

Po ashtu në Korçë, një 34-vjeçar me iniciale A.L është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij. Nëna e tij u pajis me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, 34-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA