Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Për 48-vjeçarin e shpallur në kërkim, ishte lëshuar një urdhër-arresti për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia dhe shpërthimi

Njoftimi i Policisë: Departamenti i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Aeroportit të Athinës arrestoi pasditen e djeshme, të martën, 30 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, një 48-vjeçar, që kishte një urdhër-arresti.

Në kuadër të kontrollit kufitar, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje masa e ndalimit të daljes nga vendi, ndërsa nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se ai kishte një urdhër arresti nga autoritetet hetimore për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia dhe shpërthimi.

I arrestuari shqiptar u dërgua në organin e prokurorisë kompetente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA