Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Treshit.

Dy automjete “Volsavgen” janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë i mitur.Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA