Abuzuan me detyrën si doganier, caktohet masa e detyrimit për tre persona/ Të përfshirë edhe tre biznesmenë

31/01/2024 14:38

Është ekzekutuar vendimi detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, për tre doganierë të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Procesi”, i njëjti vendim është edhe për tre biznesmenë.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Tre doganierët dyshohet se në periudhën 2014-2016, kanë abuzuar me detyrën në Degën Doganore Fier, konkretisht:

-R. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier);

-I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier;

-E. Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 biznesmenë:

-M. K., 70 vjeç, banues në Berat;

-A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë;

-S. P., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit M. K., S. P dhe A. B., në periudha të ndryshme, gjatë viteve 2014-2016, kanë bërë zhdoganimin e mallrave me origjinë nga Kina, për disa biznese.

Procedurat e zhdoganimit janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëve, biznesmenëve të lartpërmendur.

Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.

Në përfundim të hetimeve është vërtetuar se doganierët kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10,016,364 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtjeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA