Xhelozia, shkaku i vrasjes së Liridonës? Ngjela: Naimi mori vrasësin me vete, çoi fëmijët në kodër. Lëvizjet e tij tregojnë se…

30/01/2024 12:44

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur për dëshmitë e dhëna nga të dyshuarit për vrasjen e Lirdonës.

Duke u bazuar në dëshminë e Naimit, ku Liridona mund ta ketë tradhtuar në Suedi, Ngjela shprehet se arsyeja e këtij krimi është xhelozia, e cila të çon në një psikikë të sëmurë.

Cfarë mendoni pasi keni dëgjuar dëshmitë për vrasjen e Lidironës?

Konsolidohet mendimi im që është vrasje nga xhelozia. 99.99% të vrasjes së një gruaje të bukur nga bashkëshorti i saj është xhelozia. Pastaj mund të ketë edhe arsye të tjera, paraja etj. Diferenca që kishte çifti në funksion të bukurisë së gruas ishte mbi 90% vrasje nga xhelozia. Burri xheloz që e ka patologji xhelozinë, gjithë acarimi i tij mendor, vjen nga bukuria e gruas së tij. 

I kthehet në kompleks?

Më keq. Këto janë krimet që vijnë në historinë tonë. Pse? Shkon në një lokal me gruan e bukur, e sheh gjithë lokali. Duron dot ai? Jo. Flas për xhelozin, se liberali se ka problem. Xhelozët kanë acarim mendor, kanë strukturë mentale të sëmurë. Xhelozia është urrejtje. Në Shqipëri ishte ‘sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria’. Frojdi na e rrëzoi këtë. Xhelozia s’ka lidhje me dashurinë. Gruaja e bukur me një burrë xheloz, shkon drejt krimit. `

Babai i Naim Murselit ka qenë në djeni të konflikteve dhe mesazheve. Reagimet e tij duken kontradiktore tani…

Ajo lloj bukurie që kishte ajo grua dhe në qoftë se do ndodhej përpara një situate të tillë, do të shkonim në krim. Në këtë krim më bëri përshtypje mënyra si është kryer krimi. Mori fëmijët dhe vrasësin që e kishte shofer, iku në kodër dhe vrasësi vrau gruan. Tregon se burri ka acarim skizoid, është xhelozi skizoide. Më kundërshtuan se nuk ka lidhje me xhelozinë, por me paranë. Unë fola në mënyrë të përgjithshme. Logjika ecën nga një moment i përgjithshëm, në një moment të veçantë. Ne nuk e dimë pse ka ardhur xhelozia, por dime që bukuria e gruas të çon në xhelozi të një psikike të sëmurë. 

Pse këto ngjarje marrin kaq shumë interes në publik?

Ke parë ndonjë roman të nivelit të lartë që s’ka vrasje brenda, apo ndonjë film artistik? Vrasjen e ndjekin të gjithë. Kjo është psikika jonë, duam mënyrën analitike të një vrasje. Në momente si 1997 këtu, humbi ekuilibri shtetëror, ishim në luftën e të gjithëve kundër të gjithëve. Ashtu ndodhi derisa u vendos rendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA