Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Marjan Rrokut ish-oficerit të Shërbimit Informativ Kombëtar për të rishikuar dënimin e përjetshëm.
Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën për rivendosje në afat të Marjan Rrokut thënë ndryshe rrëzoi kërkesën për të bërë ankim kundër një vendimit të dënimit të përjetshëm
Rroku është dënuar në maj të vitit 2002, pasi u identifikua si autor i vrasjes së dyfishtë të nënë e bijë, Mbarime dhe Alda Camaj, ngjarje kjo e ndodhur në mars të vitit 2001 në Tiranë.
Në sheshin para Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, i pandehuri u ka dalë para viktimave dhe me pistoletën personale të tipit “TT” ka qëlluar shtatë herë mbi dy viktimat, duke i lënë ato të vdekura, dhe është larguar. Sipas akteve mjekoligjore që ndodhen në dosjen ndaj tij, shkaku i vdekjes së viktimave është shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik i ardhur nga dëmtimet e shkaktuara nga arma e zjarrit.
Marjan Rroku u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u arrestua pikërisht për këtë vendim me burgim të përjetshëm të lëshuar nga drejtësia shqiptare.
Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Marjan Rroku, në vitin 1999 ka filluar punë në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Informativ Kombëtar me detyrën e oficerit. Gjatë kësaj periudhe, ai bashkë me dëshmitarët S.Y. dhe S.Xh., që ishin punonjës të SHIK-ut, janë njohur me një grup vajzash studente që banonin në godinat e Qytetit Studenti. Ndër këto vajza kanë qenë dhe motrat Ornela dhe Alda Canaj. Fillimisht personat e mësipërm kanë ndenjur nëpër lokale, dhe më pas i pandehuri ka filluar të shoqërohej veçmas me viktimën Alda Canaj, e cila ishte nxënëse e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Pas kthimit nga pushimet verore të sezonit 1999-2000, ndërmjet të pandehurit Marjan dhe viktimës Alda është krijuar një miqësi e ngushtë, duke arritur deri atje sa kjo e fundit kishte shkuar edhe në dhomën ku banonte i pandehuri Marjan. Më pas i pandehuri Marjan ka filluar të shfaqë shenja të theksuara xhelozie ndaj viktimës Alda, dhe në muajin nëntor ai e ka rrahur viktimën, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Top Channel