Ushtria izraelite ka mohuar raportet e Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe se forcat e saj kanë sulmuar spitalin al Amal në Khan Younis.
Organizata e bamirësisë njoftoi se ekipeve iu kërkua të evakuonin ndërtesën nën kërcënimin e armëve, por gjë që u hodh poshtë nga IDF-ja.
“Nuk ka asnjë sulm në spital, hyrje në të apo ndonjë urdhër që njerëzit të largohen me armë”, tha zëdhënësi i tyre.
Që nga fillimi i luftës, spitalet në Gaza janë bërë fusha beteje dhe vazhdojnë të përballen me bombardime të pamëshirshme dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Izraeli ka pretenduar se Hamasi operon brenda dhe nën spitale, njëkohësisht po i përdor ato për operacione ushtarake. Hmasi i ka mohuar këto akuza.
Organizatat palestineze dhe ndërkombëtare të ndihmës mjekësore po kërkojnë ndalimin e sulmeve në mënyrë që të trajtojnë të plagosurit në Gaza.
Top Channel