27 drejtues mjetesh janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

15 prej tyre janë kapur në gjendje të dehur, ndërsa 12 të tjerë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Gjithashtu 6 shoferë janë vënë nën hetim për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

Janë vendosur 7778 masa administrative, të ndara konkretisht:

-3670 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-685 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-100 për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha;

– 890 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

– 65 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

-53 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

– 1333 për parakalime të gabuara;

– 412 për parkime të gabuara, 320 nga këto raste të evidentuara nga makina inteligjente;

– 570 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA